Tradita nuk zhgënjen.MERCOM COMPANY SH.P.K e themeluar ne vitin 1989 me qëllim që në tregun Kosovar te sjell risi ne industrinë e ndërtimtarisë duke e plotësuar edhe kërkesën e fundit të konsumatorit, që kualiteti te jetë ne nivelin më lartë se vlera e investuar.Gjithashtu kompania është e njohur për prodhimin e dyerve dhe ditareve nga druri, plastika dhe alumini, punë të cilen kompania e benë që nga viti 1996 duke qenë në hap me të rejat e teknologjisë në tregun ndërkombëtar.Sukseset si dhe përfitimet nga këto veprimtari vazhdojnë dhe në vitin 2004 mendohet për një investim në një fushë tjetër të biznesit, dhe pikërisht zgjidhët industria e autoveturave. Duke e parë që Kosova është një shtet i dal nga lufta dhe për një kohë të shkurtër do të jetë një treg i madh për ketë veprimtari, në Nëntor të vitit 2004 kompania MERCOM behët diler i vetëm i veturave Skoda për Kosove, ketë veprimtari kompania MERCOM deri më sot e ushtron si diler i autorizuar i Porsche Holding. Edhe pse vetëm diler kompania MERCOM ka arritur qe veturat Skoda ti prezantoj me sukses në tregun Kosovar. Qe nga fillimi e deri më sot kompania ka realizuar një shitje të konsiderueshme, e cila vazhdon të rritet dita ditës.
Mercom Company qe nga 1 Janari 2009 eshte Importues i vetem per territorin e Kosoves i veturave te mirenjohura franceze PEUGEOT
Mercom Company qe nga 1 Janari 2009 eshte Importues i vetem per territorin e Kosoves i veturave te mirenjohura franceze PEUGEOT
